“Nuk meritojmë të jemi në këtë grup”, Veseli: Demostruam gjëra të bukura në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2020 | 22:15

“Nuk meritojmë të jemi në këtë grup”, Veseli: Demostruam gjëra të bukura në fushë

Mbrojtësi i Kombëtares, Frederik Veseli, ishte titullar në fitoren 3-2 që Shqipëria arriti në shtëpi ndaj Bjellorusisë, duke siguruar vendin e parë në grup. Në prononcimin pas ndeshjes, futbollisti kuqezi, u shpreh i lumtur për suksesin e arritur duke deklaruar:

Veseli

“Kemi bërë një paraqitje të mirë me vetëbesim. Kemi zhvilluar aksione të bukura. Kur kemi pësuar gol kemi qenë pak në presion, por gjithsesi kemi demonstruar shumë gjëra të bukura që i kemi punuar gjatë javës në stërvitje. Është kënaqësi kur praktikohen edhe në lojë, jo vetëm në stërvitje.

Kemi marrë 6 pikë, kemi dalë në vend të parë në grup. Ai ishte objektivi jonë si skuadër si grup.  Mungesa ka pasur. Do të kemi gjithmonë mungesa. Duhet të bëhemi si skuadër, të tregojmë karakterin dhe dëshirën tonë dhe të luajmë mirë të gjithë bashkë.

Kemi lojtarë të rinj për të ardhmen si dhe lojtarë me eksperiencë dhe jo shumë të vjetër. Shpresoj se më shumë do të punojmë dhe do të arrijmë një nivel edhe më të lartë. Sot me fitoren dhe me daljen të parët në grup e kemi demonstruar që  nuk meritojmë të jemi në këtë grup. Të shikojmë si do ia dalim në grupin më lartë”, u shpreh Veseli.

PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"