Postuar: Janar 24, 2021 | 16:16
“Nuk meritojmë të jemi këtu”, flet Gjata: Penalltia? Kisha kontakt, por…
Mario Gjata është zgjedhur si lojtari i ndeshjes, në barazimin 1-1 mes Skënderbeut dhe Apolonisë. Sulmuesi i fierakëve, pa ndeshjes, për “Gol pas Goli” është shprehur se te penalltia kishte kontakt, por e vendos arbitri nëse e jep apo jo.
PENALLTIA- Unë kisha kontakt në zonë, por është arbitri që vendos. Nëse e shikon të arsyeshme e jep, në të kundërt jo.
MBIJETESA– E nisëm keq kampionatin, por me ardhjen e Kamaratës gjithçka ka ndryshuar, duke filluar nga loja dhe te harmonia e grupit. Mendoj se në fund nuk e meritojmë të jemi në këto pozita.
GJENDJA- Kam qëndruar jashtë fushave për rreth 4 muaj, tani kam arritur në formën maksimale. Tani jam i përqendruar vetëm te Apolonia, pas përfundimit të kampionatit të shikojmë çfarë do të ndodhë me të ardhmen.
PANORAMASPORT.AL
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/
