“Nuk mendova fare për tifozët e Partizanit”, Batha: Para ndeshjes i thashë shokëve që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 21:43

“Nuk mendova fare për tifozët e Partizanit”, Batha: Para ndeshjes i thashë shokëve që…

Idriz Batha, ishte autori i golit të parë të Tiranës, në këtë derbi. Në prononcimin e tij, pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, ai ka thënë se e parandjeu, që do të ishte shqiptari i parë që shënon në stadiumin e ri.

bandicam 2019-12-13 21-38-33-092

Fitore në derbi? “Të tilla ndeshje nuk kanë nevojë shumë për motivim. Për taktikë sigurisht që kanë. Por, rëndësi ka të jesh afër dhe të ndihmosh shokët”.

Lojtari i parë që shënon në stadiumin e ri? “Nidhem shumë mirë. Me shokët e mi, po bënim shaka dje në hotel dhe unë i thashë që do jem shqiptari i parë që do shënoj në stadiumin e ri dhe do fitojmë derbin dhe fatmirësisht ndodhi. Nuk e kam vënë re që isha gjakftohtë te goli, pasi në fushë m’u duk sikur isha i nxhehur. Kjo vjen me moshën dhe eksperiencën. Në minutat 50-të dhe 60-të nuk ishim  në mbrojtje. Nuk është se pritëm, por kishim iniciatibën.

Çfarë ndijeve në momentin e golit? “Ishte një ndjenjë e bukur, pasi nga pas kishim dhe tifozët tanë. E nuhata pak a shumë, pasi e dija që Torasa do krosonte aty, mendova që të sulmoja portën, topi erdhi tek unë dhe gjeta golin”.

I thyeve zemrën tifozëve të Partizanit? “Nuk i mendova fare tifozët e Partizanit, por unë i repsektoj shumë ata. Nuk do të bëja dhe do thosha asgjë kundër tyre. Unë e thashë pak më parë, se trajnerët nuk duhet t’i gjykosh në derbi. Ahmataj dhe Mema kanë meritat e tyre, në këtë fitore.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"