“Nuk mendoja se do të iknin kaq shpejt 8 vite të mbushura plot emocion”, një tjetër ish i Skënderbeut i bashkohet Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2020 | 18:14

“Nuk mendoja se do të iknin kaq shpejt 8 vite të mbushura plot emocion”, një tjetër ish i Skënderbeut i bashkohet Partizanit

Ilir Bozhiqi është përforcimi i radhës në stafin e Partizanit. Trajneri i portierëve, i ka dhënë fund aventurës me Skënderbeun pas plot 8 vitesh, teksa do të jetë në krah të Ilir Dajës, te “Demat e Kuq”.

ilir bozhiqi

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”, Bozhiqi, i dha lamtumirën korçarëve, me të cilët arriti suksese të jashtëzakonshme, teksa në orën 18:30, do të zbresë në fushë me skuadrën e re.

POSTIMI I BOZHIQIT:

Nuk mendoja se do te iknin kaq shpejt 8 vite te mbushura plot emocion. Skenderbeu u be familja ime profesionale, ne te cilen perjetova krenarine e arritjeve dhe suksesit. Dua t’ju falenderoj me zemer per bashkepunimin qe patem, presidentin Ardjan Takaj, te gjithe koleget e mi trajniere, lojtaret pa perjashtim, stafin e palodhur jashte fushe si dhe portieret, te cilet me kane bere krenare me talentin dhe arritjet e tyre! Padyshim nuk mund te rri pa falenderuar dhe mikepritjen Korçare, per dashurine qe na falen pa kushte me tifozerine e zjarrte dhe pranine kaq te nevojshme e tyre ne stadiume. Ju uroj suksese dhe deshiroj t’ju shoh larte e me larte! Mireutakofshim!

bOZHIQI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"