“Nuk më trembin ‘yjet’ e Anglisë”, flet Kallaku: Barazimi do ishte rezultat pozitiv

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 18:18

“Nuk më trembin ‘yjet’ e Anglisë”, flet Kallaku: Barazimi do ishte rezultat pozitiv

Sherif Kallaku, mesfushori i Kombëtares U-21 ka folur përpara mediave, për ndeshjen e vështirë që e pret Kombëtaren, ndaj Anglisë. Ai u shpreh se ekipin nuk e tremb asnjë emër apo yll dhe do të tentojnë të marrin një rezultat të pozitiv.

kallaku

 

Anglia? “Futbolli i sotëm ka treguar që ekipet me emër më të vogël mund t’i përballojnë ato me emër më të madh dhe të marrin një rezultat pozitiv. Shpresojmë ta bëjmë edhe ne.

Yjet e Anglisë? “Përderisa unë futem në fushë me ata, jam i barabartë dhe nuk më tremb askush. Janë tre rezultate dhe nuk kemi presionin e pikëvë, siç e ka Anglia. Edhe një barazim do të ishte pozitiv për ne”.

Objektivat? “Mendojmë ndeshjen e radhës dhe pastaj do shohim vazhdimësinë e Kombëtares”.

Ndihmon kjo ndeshje për të ardhmen? “Në një të ardhme mund të jetë e mirë, sepse na shërben nga eksperienca. Pse jo dikush nga ne që luan në Superligë, mund të luajë dhe jashtë, do e ketë më të thjeshtë duke u përballuar me këta emra. Të ardhmen ia lëmë kohës. Jemi të qetë dhe e shohim si ndeshje radhe, nuk na tremb asnjë emër”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"