“Nuk më plas t***, sonte…”, trajneri i ri i Dinamos rrëfen debutimin e çuditshëm ndaj Juves: Deri atëherë kisha luajtur vetëm me figurat Panini të Kabrinit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 2, 2021 | 23:26

“Nuk më plas t***, sonte…”, trajneri i ri i Dinamos rrëfen debutimin e çuditshëm ndaj Juves: Deri atëherë kisha luajtur vetëm me figurat Panini të Kabrinit

Françesko Moreiro u zgjodh “timonieri” i ri i Dinamos së Tiranës, që zëvendëson Fabricio Kamaratën e larguar. Ish-futbollisti i njohur, së bashku me ndihmësin e tij Fabricio Mikoli, do të kërkojnë të përmbushin misionin për të rikthyer blutë në elitë.

gol-Moriero-in-Lecce-Juventus-2-0-del-9-4-1989

Moreiro është një emër i njohur në Itali, teksa në të shkuarën ai ka qenë pjesë e Romës dhe Interit, madje ka arritur të fitojë edhe mjaft trofe.

Pak kohë më parë, trajneri i ri i Dinamos, bëri një rrëfim interesant në mendiat italiane, ku zbuloi prapaskenat interesante, kur u grumbullua për herë të parë nga trajneri Karlo Macone me ekipin e parë të Leçes, duke debutuar kundër Juventusit. “Keko” siç e thërrasin të afërmit, debutoi me ekipin italian të Leçes kur ai ishte adoleshen, në ndeshjen e Kupës së Italisë, ndaj bardhezinjve.

“Historia e debutimti tim është e pabesueshme. Ishte Leçe e Karlo Macones. Më kujtohet që ishte dita e Shën Oronco dhe unë kisha shkuar në plazh, ishte një pasdite e nxehtë.

Carlo-Mazzone-795x600

Në një moment, bie telefoni në shtëpi, përgjigjet babai im. Një drejtues i Leçes i tha që të më dërgonte menjëherë në hotel pasi isha i grumbulluar për ndeshjen e asaj nate. Si parantezë them se atë natë Leçe duhej të përballej me Juventusin.

Pas njoftimit, babi im kërceu nga divani, mori makinën e tij FIAT 126 dhe nisi të bënte xhiro në rrugët e Leces duke më kërkuar. Pas pak arriti të më gjente, unë isha në bregdet, duke marrë pejsë në një turne futbolli plazhi me miqtë e mi.

Nuk e kisha dëgjuar asnjëherë të ulërinte aq shumë “Eja Keko se të kanë grumbulluar me ekipin e parë. Po të pret Macone!”.

Mbeta me gojën hapur, mendoja gjithsesi se do të shkoja në tribunë, maksimumi në pankinë. Mbërrita në hotel ku ishte skuadra, bëra një dush të shpejtë, Mora ashensorin, për të arritur shokët e mi, hapet dera e kë gjej përpara? Mister Karlo Macone. Ishte një bishë, një njeri i stërmadh, të fuste frikën vetëm ta shihje.

moriero-lecce

Ai më pa dhe më tha “Djalosh a je i emocinuar?”. Unë iu përgjigje “Jo Mister”. Ai “Gjithsesi nuk më plas t***. Sot luan”.

Atë natë debutova në Kupën e Italisë, kundërshtari im ishte njëfarë Antonio Kabrini, asokohe ndoshta anësori më i mirë në botë. Deri atëherë kisha luajtur vetëm me figurat Panini të Kabrinit, ndërsa tani e kisha si kundërshtar përballë.

Atë ditë kalova nga turneu i futbollit në rërë me djemtë në mëngjes, te debutimi në Kupën e Italisë kundër Juventusit në darkë”, u shpreh trajneri i ri i Dinamos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"