“Nuk më pëlqen të flitet për Lautaron kaq shumë”, Konte: Për Naingolanin ndjej dashuri të madhe, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 14:08

“Nuk më pëlqen të flitet për Lautaron kaq shumë”, Konte: Për Naingolanin ndjej dashuri të madhe, por…

Antonio Konte, ka dalë ditën e sotme, në konferëncë për shtyp, teksa ka folur për sfidën e vështirë që e pret Interin, kundër Romës. Konte është shprehur se nuk i pëlqen të flitet shumë për Lautaron, pasi dëshiron të vlerësohet grupi.

Konte

Sfida më e vështirë? “Është një lojë e nivelit të lartë për shkak të vështirësisë së kundërshtarit me të cilin do të përballemi. Ata janë të aftë, kanë besim dhe entuziazëm. Ne përballemi me një ekip që është shumë i mire. Duhet të mendojmë për veten. Do duhet të vuajmë dhe të jemi preçizë në realizim”.

Lautaro? “Kur flisni shumë për një lojtar në veçanti nuk më pëlqen. Gjithmonë duhet të konsiderohet skuadra. Është një djalë i ri që punon dhe rritet. Por unë do të doja që ju të flisni më shumë për ekipin. Përqendrimi në një lojtar nuk duhet të bëhet, është mungesë respekti ndaj të tjerëve.”

Frikë nga Roma? “Ata janë të fortë, me lojtarë të rinj. Ata kanë këmbë të afta me cilësi dhe forcë. Nuk është për t’u habitur, Roma dhe Lacio po bëjnë shumë mirë dhe kanë trajnerë dhe staf të gatshëm për të konkuruar”.

Roma dhe pastaj Barcelona? “Ne duhet të arrijmë në pushimin e Krishtlindjeve në mënyrën më të mirë të mundshme. Mundohemi të qëndrojmë të përqendruar dhe të shikojmë ndeshjet njëra pas tjetrës”.

Naingolan? “Për Raxhan ndjej një dashuri të madhe dhe ai e di atë. Unë e dëshiroja atë në vitin tim të parë në Çelsi. Bëri shumë mirë që shkoj te Kaljari, është i lumtur dhe i kënaqur. Ai duhet t’i bëjë vetes pyetje pse nuk është tek Interi në këto momente”.

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"