“Nuk më pëlqen kur të gjithë shkojnë tek arbitri”, Shkrinjar: Diferenca mes nesh dhe Juves është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 23:40

“Nuk më pëlqen kur të gjithë shkojnë tek arbitri”, Shkrinjar: Diferenca mes nesh dhe Juves është…

Qendërmbrojtësi i Interit, Milan Shkrinjar ka folur për mediat, pas ndeshjes dhe është shprehur mbi faktin se skuadra e tij ka shumë gjëra për të përmirësuar. Gjithashtu ai tha se nuk pëlqen kur lojtarët shkojnë tek arbitri.

milan shkrinjar

Ndeshja? “Sigurisht që Juve dhe Barcelona janë dy skuadra të forta. Në pjesën e parë ne bëmë mjaft mirë, sot ne mund të bënim dhe gjëra më ndryshe. Për fat të keq ne nuk ishim në gjendje të shënonim edhe me mundësitë e krijuara dhe ky është ndryshimi midis nesh dhe atyre, aftësia për të bërë gola. Kemi humbur, por ka shumë gjëra për të përmirësuar”.

Konte në fund të lojës? “Nuk dua të them çfarë tha Konte në fund të lojës, por siç ju kam thënë, ka shumë për t’u përmirësuar dhe duhet të shohim përpara”.

Gjyqtari? “Unë nuk dua të flas për të edhe pse nuk më pëlqen që të gjithë shkojnë tek ai sa herë ai akordon diçka. Ai duhet të dërgojë të gjithë larg dhe të marrë një vendim vet”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"