“Nuk më intereson e kaluara”, trajneri i Vllaznisë shfaqet optimist: Do të jemi gati për startin e sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2020 | 18:16

“Nuk më intereson e kaluara”, trajneri i Vllaznisë shfaqet optimist: Do të jemi gati për startin e sezonit

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, u shpreh i kënaqur për paraqitjen e skuadrës së tij në miqësoren e sotme ndaj Teutës, ku shkodranët triumfuan me rezultatin 1-0. Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e “RTSH Sport”, tekniku kuqeblu deklaroi:

bandicam 2020-09-10 18-03-19-958

“Jemi në mes të përgatitjeve për sezonin e ri. Për momentin nuk më intereson rezultati, por ndërtimi i ekipit. Ishte një test pozitiv.

Në çdo kohë shikojmë për futbollistë të mirë. Më interesojnë gjithmonë lojtarët e mirë. Më intereson që të stërvitemi në nivel më të lartë. Këta lojtarë që kemi t’i çojmë në një nivel më të lartë.

Për momentin askush nuk e di kur do të fillojmë kampionatin. Do vazhdojmë stërvitjen me një rritëm të lartë. Patjetër që do të jemi gati për startin e sezonit.

Nuk më intereson fare çfarë ka ndodhur më përpara. Më intereson vetëm ekipi aktual. Jam 100 % i sigurt që do të jemi gati për kampionatin”, u shpreh Brdariç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"