“Nuk më intereson e kaluara”, trajneri i ri i Vllaznisë: E di se ku kam ardhur, do të luajmë futboll…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2020 | 15:40

“Nuk më intereson e kaluara”, trajneri i ri i Vllaznisë: E di se ku kam ardhur, do të luajmë futboll…

Trajneri i ri Vllaznisë Tomas Brdariç premtoi në prezantimin e tij se do të krijojë një skuadër që do të prodhojë jo vetëm futboll të bukur, por mbi të gjitha një ekip të suksesshëm.
brd
Përpara mediave, 45-vjeçari u shpreh se ndihet i lumtur që do të drejtojë më tej ekipin shkodran, ndërsa tregoi se nuk është një njeri që humbet kohë me fjalë.

“Faleminderit për besimin dhe mundësinë e dhënë për të drejtuar Vllazninë që po më japin. Prej një po kryej takime dhe po diskutojmë se si të ecim përpara. Mendoj se jemi në një linjë me ju gazetarët.

Nuk kemi kohē të mjaftuėshme, por do të fillojmē që sot me projektìn që kemi. Në ditët e fundit që po qëndroj këtu kam ndjerē ndihmën e të gjithë njerëzve. Do të provoj të ndērtoj një skuadër të rezultative dhe të ecim përpara. Për çdo gjë nevojitet kohë. Duhet të kemi durim për ato që do të bëjmë këtu. Nuk është koha për fjalë të mēdha, por për punë.

Pērmbajtja është kryesore, por edhe mēnyra si do të punojmë. Besimi është gjëja kryesore. Duhet disiplinë dhe besim reciprok. Me gjithë stafin tim, njerëzit që janë afër klubit, nëse punojnë me të njëjtën mënyrë si unë, jam i sigurt për suksesin në fund.

hqdefault

Do të krijoj harmoni në skuadër. Do të luajmē një futboll me dalje të shpejtē. Kam shumë qejf lojtarët që luajnë për ekipin e jo për veten. Do mbështes çdo njeri dhe lojtar në klub, që ka një filozofi pune si unë. Shpresoj të mendojnë të gjithë vetëm pozitivisht. Unë do të jap maksimumin, do të transmetoj  frymën pozitive dhe entuziasimin tim në klub, edhe te tifozët.

E di ku kam ardhur, edhe se çfarë ka ndodhur pērpara. Më besoni, nuk më intereson e kaluara. Çdo gjë do të jetë një rrugë e re”, u shpreh trajneri i ri i Vllaznisë Tomas Brdariç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"