Nuk mbarojnë problemet për Kievon, Federata Italiane e Futbollit kërkon dënim shembullor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2018 | 17:01

Nuk mbarojnë problemet për Kievon, Federata Italiane e Futbollit kërkon dënim shembullor

Problemet duket se sapo kanë filluar për skuadrën e Kievos. Ekipi italian ka bërë një seri manipulimesh dhe vlerash fiktive futbollistësh për të mbajtur bilance pozitive. Duke u nisur nga ky shkak Federata Italaine e Futbollit ka filluar një betejë për të dënuar klubin nga Verona.

kievo

Në verë ekipi i Kievos ia hodhi paq duke gjetur një gabim juridik, në dokumentacion për t’i shpëtuar përjashtimit nga kampionati. Megjithatë Federata Italiane kërkon që skuadrës së Kievos t’i hiqen 15 pikë nga renditja e sezonit aktual. Ndërsa për presidentin e klubit u kërkua 36 muaj pezullim e njëjta që u kërkua edhe kur klubi diskutohej për tu përjashtuar nga kampionati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"