Nuk mbarojnë problemet për Flamurtarin, klubi vlonjat duhet të shlyejë borxhet ndaj Dajës. Rrezikojnë të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2020 | 17:36

Nuk mbarojnë problemet për Flamurtarin, klubi vlonjat duhet të shlyejë borxhet ndaj Dajës. Rrezikojnë të…

Nuk kanë fund problemet për Flamurtarin, teksa tani duhet të përballen me probleme të së kaluarës, teksa Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve i ka kërkuar vlonjatëve të zbatojnë vendimin e gjyqit.

Ilir Daja

Trajneri Ilir Daja, i cili e drejtoi këtë skuadër gjatë sezonit 2018- 2019, depozitoi në Federatën Shqiptare të Futbollin një kërkesë-padi për pagat e pamarra nga ajo periudhë dhe bëhet fjalë për një shumë që shkon në rreth 80 mijë euro.

Lajmi bëhet i ditur nga burime konfidenciale të gazetës “Panorama Sport” pranë FSHF-së. Praktikisht, trajneri kryeqytetas, që tani drejton Partizanin, i bie që të mos jetë paguar gati për gjithë sezonin që qëndroi në Vlorë. Ai e drejtoi me sukses Flamurtarin, pavarësisht problemeve që pati klubi edhe në atë kohë.

Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve i ka kërkuar Flamurtarit të shlyhen të gjitha borxhet, pasi në të kundërt sigurisht që do të ketë penalitete për klubin kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

LEXONI EDHE:

EKSKLUZIVE/ Nuk mbarojnë problemet për Flamurtarin, Ilir Daja e padit në FSHF. Ja shuma që kërkon të shlyhet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"