Vendi i parë është i artë, Shqipëria fiton 1.5 miliard lekë. Ja pse vlen kaq shumë “finalja” me Bjellorusinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2020 | 0:10

Vendi i parë është i artë, Shqipëria fiton 1.5 miliard lekë. Ja pse vlen kaq shumë “finalja” me Bjellorusinë

Të mërkurën në orën 16:00, Shqipëria do të luajë ndeshjen finale kundër Bjellorusisë. Me dy pikë më pak se rivali, ekipi i Rejës ka në lojë vetëm një rezultat: fitoren. Kjo, për faktin se kuqezinjtë duan vendin e parë dhe vetëm me triumfin (Shqipëria ka 8 pikë) mund të parakalohet skuadra që vjen si kryesuese në Tiranë (Bjellorusia ka 10 pikë). Kjo ndeshje, për vendin e parë, sjell gjithashtu një sërë benefitesh. Së pari, është kualifikimi për në çerekfinalet e Ligës së Kombeve për këtë edicion.
Em3_UkeWEAAIkY7
Vetë vendi i parë sjell 1.125 milionë euro shpërblim për FSHF-në, njësoj sa shifra e pjesëmarrjes në këtë ligë. Së dyti, vendi i parë e ngjit Shqipërinë në Ligën B për edicionin e ardhshëm, me skuadra edhe më të forta, me më tepër të ardhura etj. Së treti, vendi i parë i jep Shqipërisë shanset për t’u ngjitur një vazo më lart referuar kualifikueseve për Botërorin 2022, bazuar edhe në renditjen e përfaqësueseve europiane me kriter pikërisht ecurinë në Ligën e Kombeve. Pra, fitorja me Bjellorusinë vlen shumë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"