“Nuk luhet futboll me Kridens Metën”, trajneri i Valbonës shpërthen pas humbjes ndaj Lushnjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2023 | 23:55

“Nuk luhet futboll me Kridens Metën”, trajneri i Valbonës shpërthen pas humbjes ndaj Lushnjës

Jo pak i mërzitur dhe tensionuar ka qenë në fund të ndeshjes trajneri i Valbonës, Gazmir Fuçija, i cili ka edhe ankesat e tij ndaj gjykimit në këtë përballje.

KRIDENS META

“Nuk e kuptoj se si mund të ta hedhin poshtë gjithë këtë mund dhe sakrificë. Nuk e kuptoj se si mund të luhet futboll këtu në vendin tonë, me një arbitër si Kridens Meta… Ne si ekip i vogël dhe i ri i treguam një ekipi të madhe si Lushnja se si luhet futboll.

Patëm rastet tona, që nuk i shfrytëzuam dot, ata patën vetëm një mundësi dhe shënuan. Ky është futbolli, në fund shihet rezultati”, u shpreh jo pak i mërzitur tekniku i Valbonës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"