Nuk luan titullar nga java e parë e kampionatit, Murinjo sqaron gjithçka: Ja çfarë ka ndodhur me Dele Ali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2021 | 12:08

Nuk luan titullar nga java e parë e kampionatit, Murinjo sqaron gjithçka: Ja çfarë ka ndodhur me Dele Ali

Dele Ali mungoi në fitoren e Totenhemit ndaj Shefilld Junajtidit fundjavën e shkuar si pasojë e një dëmtimi në kavilje. Dhe Zhoze Murinjo konfirmoi se mesfushori i tij do të jetë në dyshim edhe për duelin e Kupës FA kundër Uajkomb ditën e hënë.Dele Ali Totenhem

Dele Ali nuk ka luajtur një ndeshje titullar në kampionat që prej javës së parë të sezonit. 24-vjeçari është përfolur për një përplasje me trajnerin dhe mund të largohet nga “Spërsat”, me ish-trajnerin Poçetino i cili dëshiron ta transferojë te Parisi.

Por trajneri portugez thotë se mungesa e tij e fundit në skuadër është për shkak të një dëmtimi. “Dele Ali nuk është stërvitur gjatë ditëve të fundit. Ai ka një problem të vogël në tendinë dhe nuk jam shumë i sigurt nëse do të jetë edhe për Uajkomb”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"