Nuk luan nesër, futbollisti i njohur shqiptar gati të lërë Italinë për Kinën e largët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 17:10

Nuk luan nesër, futbollisti i njohur shqiptar gati të lërë Italinë për Kinën e largët

Blerim Xhemaili pret vetëm momentin për t’u larguar nga Bolonja.

blerim xhemaili

Futbollisti shqiptar që përfaqëson Zvicrën nuk është grumbulluar për takimin e nesërm SPAL-Bolonja në kuadër të kampionatit italian.

Sipas mediave italiane, 34-vjeçari do të vazhdojë karrierën në Kinë te Shenzeni, klub që drejtohet nga ish-trajneri i Italisë, Parmës dhe Bolonjës Roberto Donadoni, i cili ka kërkuar me këmbëngulje ardhjen e Xhemailit te skuadra e tij.

roberto donadoni

Për sa i përket pagës, Xhemaili mendohet se do marrë 2-3 milionë €.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"