Nuk luan në Ligën e Kampioneve sezonin tjetër, Milani ofron 20 milionë euro për futbollistin holandez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2020 | 21:32

Nuk luan në Ligën e Kampioneve sezonin tjetër, Milani ofron 20 milionë euro për futbollistin holandez

Milan po përgatitet t’i paraqesë një ofertë Lionit për të transferuar futbollistin më të mirë të skuadrës franceze Memfis Depai.
depai
“Tuttomercatoëeb” raporton se drejtuesit e “Djallit” janë të gatshëm t’i ofrojnë Lionit 20 milionë euro për ish-sulmuesin e Mançester Junajtid.

Aktualisht Depai është i dëmtuar për shkak të një lëndimi në ligament, por sipas të gjitha gjasave do të jetë gati për aksionin në momentin kur do të fillojë edicioni i ri futbollistik. Nga ana tjetër, Lioni nuk ka ndërmend t’i rinovojë kontratën 26-vjeçarit, e cila i skadon në vitin 2021.

Për shkak të mbylljes zyrtare të kampionatit francez, Lioni nuk mund të luajë sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"