Nuk luan në Bundesligë, por Ronaldo është lojtari që i ka shënuar më shumë gola Nojerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2021 | 10:22

Nuk luan në Bundesligë, por Ronaldo është lojtari që i ka shënuar më shumë gola Nojerit

Kristiano Ronaldo është lojtari që i ka shënuar më shumë gola Manuel Nojerit.

Ronaldo goli me Portugaline

Ndonëse nuk luan në Bundesligë, sulmuesi portugez i ka shënuar portierit gjerman plot 10 herë. Asnjë lojtar tjetër nuk e ka arritur këtë shifër ndaj Nojerit.

Ronaldo i shënoi edhe ditën e djeshme Nojerit me Portugalinë, ndonëse goli i tij nuk vlejti për të marrë fitoren. Vlen të theksohet se ai i ditës së djeshme, ishte goli i parë që Ronaldo i shënon Gjermanisë, ndërsa Nojerit në total në të gjitha kompeticionet i ka shënuar 10 herë.

E thënë ndryshe, portugezi është kthyer në një makth të vërtetë për portierin e Bajernit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"