Nuk luan ndeshjen e parë të sezonit, ja si e justifikon Verder Bremeni mungesën e Rashicës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 15:06

Nuk luan ndeshjen e parë të sezonit, ja si e justifikon Verder Bremeni mungesën e Rashicës

Dyshimet se Milot Rashica do të largohet nga Verder Bremeni janë shtuar teksa futbollisti i Kosovës nuk është grumbulluar për ndeshjen e parë të kampionatit gjerman kundër Hertës së Berlinit.
rashica

Klubi raporton se ai është dëmtuar në gju dhe nuk mund të luajë sot kundër Hertës së Berlinit, por nga ana tjetër përflitet se klubi anglez Aston Vila po bisedon për të blerë lojtarin e spikatur të Verderit.

Ndoshta, vendimi i sotëm i klubit gjerman lidhet më tepër me realizimi e transferimit të Rashicës, nga i cili Verderi pret të përfitojë një shumë të konsiderueshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"