Nuk luan më në “Zeqir Ymeri”, Kukësit i premtohet stadium i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 15:41

Nuk luan më në “Zeqir Ymeri”, Kukësit i premtohet stadium i ri

Stadiumi “Zeqir Ymeri” i qytetit të Kukësi nuk është licensuar nga FSHF për këtë sezon pasi duhet të plotësojë disa kushte. Verilidorët janë të detyruar ti luajnë ndeshjet tjetërkund. Ka qenë kryeministri Rama i cili ka premtuar një stadium të ri për qytetin. Bashkëngjitur me premtimin për aeroportin ka qenë edhe ai i një impianti të ri.

Foto e postuar nga Kukësi para ndeshjes

Reagimi i Ramës 

Faleminderit kuksianëve për mirëkuptimin e qytetarinë. Dhe njëherë ndjesë për shqetësimin e krijuar. Do bëjmë çmos që jo vetëm çdo qindarkë për rrugën të kthehet në investim, po dhe që Kukësi të bëhet shpejt me aeroport e të ketë më shumë investime e punësim real +stadium të ri.

kukesi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"