“Nuk luajtëm për barazim”, Ilir Daja: Aktivizova 8 sulmues, ja çfarë s’funksionon te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2021 | 22:16

“Nuk luajtëm për barazim”, Ilir Daja: Aktivizova 8 sulmues, ja çfarë s’funksionon te Partizani

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, foli pas barazimit pa gola në transfertë ndaj Vllaznisë. Në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, tekniku kryeqytetas deklaroi:

bandicam 2021-04-03 18-10-23-332

NDESHJA- Kishim ardhur në Shkodër, për të respektuar kundërshtarët në maksimum. Në pjesën e parë e kontrolluam lojën, duhet t’i kishim shfrytëzuar situata. Ndikoi era e fortë, në ndërtimin e aksioneve, qoftë për ne, qoftë për Vllazninë. Në pjesën e dytë, e ulëm pak rritmini, por jo kontrollin e topit. Nuk ishim të fortë në mbështetjen e zonës së golit. Mora vesh që Teuta ka kaluar në vendin e parë, ka 13 barazime. Ky kampionat, më të gjitha problematikat që ka pasur, shumë ekipe kanë barazime, si në asnjë kampionat tjetër. Nuk luajtëm për barazim sot, por në fund fare përballë kishim Shkodrën, që është me meritë aty ku është.

PROBLEMET- Nuk janë vetëm lojtarët e sulmit, që bëjnë lojën e sulmit, duhet të vijnë në mbështetje edhe mesfushorët. Duhet të shtyheshin edhe Bardhi me Muratajn, nuk e bënë me maksimumin e duhur, por jam i kënaqur, se bënë një ndeshje të mirë. Duhet riparuar pasi i fundit.

ÇFARË NUK FUNKSIONOI- Edhe Çinari, edhe Asani, Melo, Zhunior, Kardozo, Cara, janë lojtarë krahu. Lëvizjet për të hapur zonat, i kanë të vështira. Kanë luajtur në përgjithësi në linjat anësore, nuk është e thjeshtë të përshtaten në qendrën e sulmit. Nëse do të kishim një qendërsulmues natyral, mund të bënte më mirë. Kemi përdorur të gjithë potencialin që kemi pasur në sulm. Futëm në lojë plot 8 sulmuesë. Por nuk e kemi atë sulmuesin tipik.

ZGJEDHJET NË MERKATO- Kjo merkato, nuk të afron shumë hapësira. E kishim merkaton e bllokuar në verë, ku kishim piketuar lojtarë të tjerë, përveç grupit që është. Po bëjmë mirë me një kontingjent që ka cilës, por lojtarët sakrifikojnë, pasi nuk luajnë në pozicione natyrale”, u shpreh Daja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"