Nuk lejohet as ecja në vende publike, mesfushori Vllaznisë stërvitet në kushte shtëpie

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2020 | 18:05

Nuk lejohet as ecja në vende publike, mesfushori Vllaznisë stërvitet në kushte shtëpie

Mesfushori i Vllaznisë, Hygor Guimaraes Gonçalves po stërvitet në kushte shtëpie, si çdo futbollist tjetër, pas masave të ndërmarra nga autoritet shqiptare për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të Koronavirusit.

vllaznia

Është vetë 31 vjeçari brazilian ai që tregon se si po stërvitet, duke postuar një video në Instagramin e tij.

Hygor-Guimaraes-Goncalves-firme

Deri ditën e sotme lejohej lëvizja e njerëzve pa mjete, gjë e cila të jepte mundësinë të stërviteshe dhe në natyrë, mirëpo masat e reja të bëra të dituara nga kryeministri Edi Rama ndalojnë dhe daljen e këmbësorëve duke filluar nga sot.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"