Nuk la shenjë në Lituani, Ergys Kaçe kthehet në Superligën greke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2023 | 21:31

Nuk la shenjë në Lituani, Ergys Kaçe kthehet në Superligën greke

Ergys Kaçe kthehet në futbollin grek. Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare, ka mbyllur shumë shpejt aventurën e tij në Lituani ku i ishte bashkuar së fundmi skuadrës së Panevezis.

kace

Pas vetëm 6 ndeshjesh të luajtura dhe 1 goli të shënuar në këtë skuadër, Kaçe ka bërë prapakthehu në Greqi, duke firmosur për skuadrën e PAE Volos në Superligën greke. Futbollisti 29-vjeçar ka kaluar vizitat mjekësore dhe ka firmosur për klubin duke u grumbulluar menjëherë me ekipin e ri.

Kaçe ka luajtur në Greqi me fanellën e PAOK, Anagenīsī Epanomī, Panathīnaïkos, Larisa, Aris Selanik dhe NPS Veria, teksa ka luajtur edhe Viktoria Plzen dhe me Partizanin, përtej eksperiencës së fundit në Lituani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"