“Nuk kishim besim, të frikësuar në fushë”, Cungu: Laçit i duhen blerje, golin ia bëmë të lehtë Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2019 | 20:22

“Nuk kishim besim, të frikësuar në fushë”, Cungu: Laçit i duhen blerje, golin ia bëmë të lehtë Partizanit

Trajneri i Laçit, Armando Cungu, foli pas humbjes me Partizanin, në mikrofonin e “Supersport”.

cungu

Cungu e pranoi se ekipit të tij i mungoi besimi në fushë, veçanërisht pjesën e parë, ndërkohë që bëri lëvdata edhe për të riun Trokthi, që luajti ndeshjen e parë me kurbinasit kundër ekipit kampion në fuqi.

Të ndjen keqardhje kur sheh se diferenca bëhet te finalizimi i Asanit?

Jam dakord, ishin momente që ndryshuan lojën. Për disa minuta në pjesën e parë ishim si të frikësuar, i lamë terren Partizanit, mbajti topin. Fitoi me një goditje standarde te goli, dhe është e pafalshme në këto situata për ne. Ata krosuan lirisht, dhe në rrëmujë nuk e ndalëm dot. 15 minutat e fundit krijuam 2-3 mundësi, njëra ishte shumë e mirë për të shënuar me Xhixhën, por ky është futbolli.

E kishit parashikuar kështu lojën?

Normalisht që do ishte një ndeshje e vështirë. Po tregojmë që jemi dinjitoz me çdo ekip, mund t’i mundim ekipet. Me pak kujdes edhe mund të merrnim më shumë. Partizani pati një moment të mirë, por pjesën e dytë të lojës ishim të barabartë.

40 minutat e para, ishin të presionuar lojtarët?

Partizani pati shumë minuta të mira pjesën e parë, nuk e di pse u tërhoqëm shumë prapa dhe nuk markuam si duhet. I dhamë mundësi të marrin topin lirshëm. Gjithsesi, në fundin e së parës rrezikuam. Ishim të penalizuar edhe nga mungesa e Fangajt, improvizuam me një djalë 18-vjeçar që zbret për herë të parë në një nivel të tillë për Laçin. Dua t’i bëj komplimente. Edhe unë si trajner isha i vetëdijshëm për cilësitë e Partizanit, prandaj nuk funksionuan edhe krahët e mbrojtjes. Është problem i madh që ekipi të mbahet edhe nga krahët.

Notë pozitive për të riun Trokthi në krahun e mbrojtjes…

Të thashë që jam i kënaqur nga ai, bëri një ndeshje të mirë duke parë se e vishte fanellën për herë të parë. Edhe kundër Partizanit, emocionet janë më të mëdha. Duke parë të gjitha këto, jam i kënaqur nga ai.

A ishte kjo ndeshja që dha provën e fundit se skuadra ka nevojë për afrime në organikë? Çfarë repartesh keni nevojë për përforcim?

Ekipi ka nevojë për ndërhyrje, e patë edhe vetë. Fakti që marrim një 18-vjeçar, do të thotë se alternativat nuk janë të duhura. Nuk do flas tani për reparte, por është evidente se duhen blerje. Me pak kujdes ose me besim mund të arrinim edhe fitoren e 5-të radhazi. M’u duk sikur pjesën e parë nuk kishim shumë besim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"