“Nuk kishim agresivitetin e duhur”, Arbri: Penalltia e mohuar duket qartë …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 18:19

“Nuk kishim agresivitetin e duhur”, Arbri: Penalltia e mohuar duket qartë …

Në mungesë të trajnerit Dovedan, për shkak të pezullimit, skuadra e Bylisit u drejtua sot nga zëvendësi, Polizoi Arbri, i cili në një prononcim të shkurtër pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, u shpreh:

bandicam 2020-01-26 18-17-08-471

“Nuk kishim agresivitetin e duhur në momente loje. I lamë epërsi ekipit të Teutës. Pretendimi për penallti nuk ka nevojë për kompetentë. Duket qartë, por nuk jam unë ai që duhet të flas për këto vendime. Janë organet kompetente që merren me këto gjëra”, u shpreh shkurtimisht Arbri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"