Nuk kënaqet vetëm me kampionatin, Halili do me patjetër dhe Kupën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2020 | 22:15

Nuk kënaqet vetëm me kampionatin, Halili do me patjetër dhe Kupën

Nuk ka shaka. Refik Halili i ka kërkuar skuadrës së tij që të fitojë edhe Kupën e Shqipërisë. Ndonëse skuadra bardheblu mund të fokusohet fare mirë në kampionat dhe te titulli që duhet të marrë së shpejti, një gjë e tillë nuk e kënaq Refik Halilin.
refik halili
Për gjatë gjithë kohës ai i ka kërkuar ekipit të tij që jo vetëm të jetë në finalen e 2 gushtit, por skuadra duhet ta fitojë medoemos atë trofe. Janë disa arsye përse Halili kërkon trofeun e Kupës.

Së pari, sepse është 100-vjetori dhe kampionat dhe Kupë do të ishin perfeksioni i festimit të këtij jubileu. Nga ana tjetër, bardheblutë nëse marrin trofeun, ia dalin të fitojnë diku 80 milionë lekë të vjetër. Që nuk është as shumë as pak, por një muaj rroga të hequra. Thjesht Tirana heq një pjesë të shpenzimeve që ka bërë këtë sezon. Për të mos folur që po të ketë tifozë, arkat e klubit do të jenë të mbushura. Dhe skuadrës nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të shkojë në finale dhe të fitojë trofeun e dytë të sezonit 2019-2020.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"