“Nuk kënaqem me një pikë ndaj Burrelit”, Kamarata është i qetë dhe pret suksesin e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2019 | 10:43

“Nuk kënaqem me një pikë ndaj Burrelit”, Kamarata është i qetë dhe pret suksesin e radhës

Dinamo ka marrë rezultate pozitive javët e fundit dhe për këtë drejtuesit janë të kënaqur. Me dënimin e Shkumbinit bluve u duhet minimalisht të lënë edhe një ekip prapa në renditje.


Fabricio Kamarata

Trajneri Fabricio Kamarata kërkon fitoren sot ndaj Burrelit, teksa për “Panorama Sport” italiani është i qartë: “Kërkoj tri pikët, natyrisht që nuk kënaqem me një pikë. Kemi ende shumë për të përmirësuar dhe po bëjmë maksimumin për të ecur përpara.

Përgatitjet kanë shkuar normalisht dhe jam i kënaqur. Kemi afruar dy elementë interesantë nga U-19-ta. Besoj tek ata”, u shpreh trajneri Kamarata. Drejtuesit blu larguan javës që shkoi portierin Erkan Spahija dhe Kristjan Prendin, të cilët janë zëvendësuar me Anxhelo Brahimin dhe Alesio Mijën.

Skerdilaid Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"