“Nuk kemi vetëm Erlingun kundërshtar, dimë t’i mundim”, Ten Hag: Luajmë kundër Mançester Sitit, jo Halandit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 10:50

“Nuk kemi vetëm Erlingun kundërshtar, dimë t’i mundim”, Ten Hag: Luajmë kundër Mançester Sitit, jo Halandit

Erik ten Hag beson se Mançester Junajtid mund ta mundë Sitin në derbin e së dielës, por këmbëngul se skuadra e tij nuk do ta ketë të gjithë fokusin te përpjekjet për të ndalur Erling Halandin, autorin e 11 golave nga 23 të Sitit në Premier Ligë këtë sezon. Martinez dhe Varan do të kenë detyrën për të bllokuar sulmuesin norvegjez. Por tekniku holandez tha në konferencë:

ten hag

“Ne nuk luajmë kundër Halandit, por kundër Mançester Sitit. Ata kanë një skuadër, më shumë se 11 lojtarë, por ne jemi gjithashtu të bindur në aftësitë tona dhe nëse veprojmë si një skuadër me dhe pa top, mund të mundim kundërshtarë të tillë. Ky është besimi me të cilin duhet të rreshtohemi në fushë”.

“Djajve” u rikthehet në dispozicion Rashford dhe Marsial, ndërsa kapiteni Meguajër do të mungojë i dëmtuar. “Meguajër është i dëmtuar dhe mendoj se për pjesën tjetër kemi disa dyshime.

Marsial është stërvitur gjatë gjithë javës. Rashford rikthehet në stërvitje. Pastaj janë dëmtimet e vjetra të Tuanzebes dhe Uilliamsit, të cilët do të mungojnë”.

Ten Hag mori në mbrojtje Meguajërin, pavarësisht kritikave që erdhën në drejtim të 29- vjeçarit pas gabimeve me kombëtaren angleze:

“Së pari unë duhet ta mbështes atë dhe e bëj sepse besoj tek ai. Faza e tij përgatitore ishte e mirë. Pastaj humbi vendin në formacion, por kjo ka të bëjë me paraqitjet e mira të qendërmbrojtësve të tjerë.

Por unë i shoh cilësitë e tij. Edhe kur nuk ka qenë në skuadër, ai është stërvitur me të vërtetë shumë mirë”, nënvizoi Ten Hag.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"