“Nuk kemi presion”, Krymi konfirmon dashurinë e përjetshme me skuadrën shkodrane: Në Shqipëri vetëm te Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2021 | 23:13

“Nuk kemi presion”, Krymi konfirmon dashurinë e përjetshme me skuadrën shkodrane: Në Shqipëri vetëm te Vllaznia

Ardit Krymi është një nga futbollistët më besnikë të Vllaznisë. Mesfushori mban veshur fanellën kuqeblu prej 7 sezonesh. Në një lidhje live për emisionin “Rubrika Sportive”, futbollisti foli për ecurinë fantastike të skuadrës së tij si dhe për të ardhmen duke u shprehur:

bandicam 2021-02-14 22-54-39-292

“Nuk është se i dëgjojmë shumë. Është trajneri që merret me këtë pjesë. Në qoftë se nuk shkon diçka shikojmë vidoe dhe i përmiojmë në stërvitje. Nuk kemi fare presion. Çfarë kemi, i zgjidhim brenda skuadrës sonë.

Mendoj që është sezoni më i mirë i imi te Vllaznia. Janë bërë shumë ndryshime nga vjet. Sponsori po bën punën e vetë, bashkë me trajnerin, drejtorin dhe stafin.

Me thënë të drejtën dua të përfundoj sa më mirë sezonin më Vllazninë. Në qoftë se vjen ndonjë ofertë e mirë nga jashtë pse jo. Por në Shqipëri e mendoj veten vetëm te Vllaznia.

Pavarësisht se kartonët e kuq janë pjesë e lojës, ai incidenti me Bitrin ishte një gabim i imi”, u shpreh Krymi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"