“Nuk kemi pasur presion nga presidenca”, Ndreca: Bëra zgjedhjen e duhur me Kukësin, shpresoj tek hapi i madh në karrierë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2021 | 16:18

“Nuk kemi pasur presion nga presidenca”, Ndreca: Bëra zgjedhjen e duhur me Kukësin, shpresoj tek hapi i madh në karrierë

Kreu një paraqitje fantastike në fitoren 1-3 ndaj Egnatias, mbrojtësi i Kukësit Edison Ndreca i cili u zgjodh si lojtari më i mirë i ndeshjes ka folur në mikrofonat e “SuperSport” duke analizuar këtë takim dhe pse zgjodhi Kukësin:

bandicam 2021-09-12 16-10-54-270

“Është ndeshja e parë dhe e nisëm mbarë me tri pikëshin. Mendoj që kam bërë zgjedhjen e duhur që zgjodha Kukësin sepse më bindën dhe tani shpresoj që të bëj hapin e madh në karrierë dhe shpresoj gjithashtu të bëj dhe paraqitje të mira.

Nuk kemi pasur presion fare nga presidenca. Fituam me Egnatian dhe ndeshjen e radhës duam fitore dhe shpresoj që të bëjmë paraqitje të mira edhe në të ardhmen.”, përfundoi Edison Ndreca.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"