“Nuk kemi menduar për Stambollin”, mbrojtësi i Interit në delir: Të festojmë, pastaj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2023 | 12:55

“Nuk kemi menduar për Stambollin”, mbrojtësi i Interit në delir: Të festojmë, pastaj…

Mateo Darmian e ka vlerësuar rrugëtimin e Interit deri në finalen e Kupës së Italisë dhe ka treguar se trofeu ka qenë motivim i mjaftueshëm për ta për të mos menduar për finalen e Champions-it.

darmian

“Është gjithmonë e rëndësishme t’i shkosh në fund çdo kompeticioni. E dinim shumë mirë cilësinë që ka Fiorentina dhe ishim përgatitur për një ndeshje të vështirë, pasi kishim dëshirë ta fitonim këtë trofe dhe ishim të motivuar për ta bërë këtë.

Nuk kemi menduar për Stambollin, donim fillimisht këtë trofe. E prisnim që do të ishte një betejë përballë një rivali me vlerë, pësuam shpejt, por u treguam mjaftueshëm të aftë për ta përmbysur rezultatin. Sot (dje) të festojmë dhe pastaj të mendojmë për ndeshjen e fundjavës”, u shpreh mbrojtësi italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"