“Nuk kemi lojtarë të dështuar”, drejtori i ri sportiv i Kukësit replikon me Gegën: Kishte dorë të lirë për merkaton!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2022 | 13:47

“Nuk kemi lojtarë të dështuar”, drejtori i ri sportiv i Kukësit replikon me Gegën: Kishte dorë të lirë për merkaton!

Drejtori sportiv, Naim Halili, ashtu siç ka paralajmëruar “Panorama Sport”, është rikthyer te Kukësi pas eksperiencës 3-vjeçare në klubin e Laçit.

NAIM HALILI ENKELEID DOBI

I pranishëm dje në prezantimin e trajnerit të ri, Enkeleid Dobi, Halili u ngacmua për merkaton, teksa Kukësi është klubi rekordmen i kësaj vere, duke federuar plot 22 lojtarë të rinj, ku një pjesë e tyre do të luajnë me U-21.

“Të jem i sinqertë, administratori dhe presidenti i nderit ia kanë lënë në dorë merkaton ishtrajnerit dhe ai ka bërë zgjedhjet e veta. Edhe pse kemi bërë disa sugjerime, më i fundit ishte Gabriel Barbosa.

Të tjerat ishin të trajnerit dhe nuk kam asnjë peng. Lojtarët janë, investimi është bërë, synimet janë të qarta për titullin kampion. Vlera dhe kualiteti është i madh, kështu që presim hap pas hapi të zgjidhet ky ngërç dhe të marrim pikët.

Nuk kemi ndonjë filozofi të veçantë, por disiplina dhe respekti për njëri-tjetrin sjellin rezultatin. Harmonia është kryesore në ekip, kështu që duhet të shkrihemi të gjithë dhe të bëhemi një.

Po u bëmë një, besoj se gjithçka do vijë. Nuk e di se çfarë ka dashur të thotë Gega për disa lojtarë që kanë ardhur me probleme.

Di që zgjedhjet i ka bërë ai dhe në momentin që trajneri vendos për një lojtar, është shumë i bindur, sepse teknologjia ka avancuar dhe i merr të dhënat. I bie që nuk ka bërë përzgjedhjen e duhur vetë. Nuk kemi lojtarë të dështuar, jam i bindur për këtë”, ka thënë drejtori i ri sportiv.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"