“Nuk kemi informacione nga Gjykata Federale”, Takaj: Skënderbeu nuk është mirë të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2019 | 14:38

“Nuk kemi informacione nga Gjykata Federale”, Takaj: Skënderbeu nuk është mirë të…

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj ka folur për mediat pas mbledhjes në ambientet e FSHF-së. Takaj është shprehur për ekipin dhe ecurinë e tij, Gjykatën Federale në Zvicër dhe së fundmi nuk ka asnjë informacion për personin që ka bërë akuzat nga Austria.

ardjan takaj

Sezoni deri tani?

Jemi duke bërë mirë, vazhdojmë të punojmë dhe të shohim punën tonë. Ky ka qenë objektivi i Skënderbeut, ne të futemi dhe të jemi dinjitoz, sepse me historinë që ka bërë Skënderbeu, nuk është mirë të paraqitet ndryshe.

Lajmet nga Gjykata Federale?

Ajo është një çështje që vazhdon atje dhe ne nuk kemi informacione të tjera. Në qershor kur të mblidhen dhe të japin vendimin do e kuptojmë.

Ligji për sportin?

Nuk isha skeptik. Doja një datë sepse, ky është një projekt shumë serioz dhe duhet të merresh shumë seriozisht. Qeveria brenda javës së parë të tetorit do të nxjerrë  ligjin që është shumë i vlefshëm për sportin. Jemi të fundit në rajon që po e bëjmë.

Procesi gjyqësor dhe akuzat nga Austria?

Nuk e di nëse ai tani është në burg apo jo, se di historinë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"