“Nuk kemi gjeneralë në ekip, por ushtarë të lirë që…”, Alban Xhaferi: Vllaznia s’ka frikë asnjë skuadër, ja çfarë ndodh po fituam kampionatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 22:17

“Nuk kemi gjeneralë në ekip, por ushtarë të lirë që…”, Alban Xhaferi: Vllaznia s’ka frikë asnjë skuadër, ja çfarë ndodh po fituam kampionatin

Sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi ishte i ftuar në studion e emisionit “Sport News Plus”, të moderatores Daljana Sejdia, në “News 24”, për të folur në lidhje me ecurinë pozitive të skuadrës shkodrane në këto javë, teksa u shpreh: 

Alban Xhaferi

TITULLI – Akoma se kemi kaluar mesin e kampionatit. Është herët për të folur për titullin, por jemi në rrugën e mirë për të realizuar ëndrrën. Nga ndeshja në ndeshje skuadra po avancon, po bën lojëra të bukura. Le ti lemë tifozët të ëndërrojnë, ne duhet të jemi me këmbë në tokë, nuk duhet të kalojmë në eufori. Jemi në rrugën e mbarë për të arritur objektivat.

Vllaznia nuk ka frikë asnjë skuadër në kontekstin e lojës, konkurron bindshëm, pa ja ulur vlerën skuadrave të tjera. Nuk kemi presionin e titullit, pavarësisht se i mungon Shkodrës prej 20 vitesh. Boll kemi vuajtur! Objektivi për të kapur Kupat e Europës, e ka relaksuar skuadrën. Nuk kemi gjeneralë, por kemi disa ushtarë të lirë që i binden urdhrave të trajnerëve. Është krijuar një frymë pozitive, që po sjell performimin e mirë. Të ecim në këtë rrugë dhe mos kalojmë në eufori. Detyra jonë është t’i krijojmë skuadrës të gjitha lehtësirat që të jenë të qetë dhe të japin maksimumin.

TIFOZËT- Janë gjëja që na mungojnë më shumë. Le t’i lemë të ëndërrojmë dhe të ecim me këmbë në tokë, për të arritur kur duan ata. Do të qe realizimi i ëndrrës që kemi që e presim prej 20 vitesh. Tifozët janë lojtari i 12, pa to ne nuk jemi këtu. Ju bëj thirrje të gjithë instancave përkatësve që të lejohen tifozët në numër të reduktuar.

MERKTO- Avdiaj ishte dëshira e tij, kishin punuar bashkë te Volfsburgu dhe e njihte. Çdo lojtarë që vjen dëshirohet të jetë në linjën e ekipit. Hoxhaj pati një boom te Vllaznia. Pati një kërkesë konkrete nga Turqia, ne e refuzuam. Do të shikojmë ofertat e tjera më të mira edhe për të. Kemi bërë një rinovim të kontratës edhe për 2.5 vite.

Por gjithsesi do të shohim që ai mos mbetet peng, në mbarimin e kampionatit. Për ne është krenari dhe kënaqësi që një lojtar i Vllaznisë të shkojë në një ligë më të mirë. Te Vllaznia është momenti që të mendojë jo vetëm për afrimin por edhe për shitjen e lojtarëve.

BONUSET- Në rast fitimi të kampionatit kemi 2 bonuse, që nuk janë shënuar në kontratë. Disa tifoza të zjarrtë, po mundohen me sa mundësi kanë që të ndihmojë ekipin, dikush me një dreke, dikush me një premio, po mundohen të gjithë nga pak”, deklaroi Xhaferi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"