“Nuk kemi frikë ndaj Flamurtarit”, Gashi: Trajnerin e kemi si shok

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2019 | 14:31

“Nuk kemi frikë ndaj Flamurtarit”, Gashi: Trajnerin e kemi si shok

Roni Gashi beson te vazhdimësia. Edhe pse Teuta është një ekip që vuan ndaj “të voglave”, ai mendon se do ta kalojnë me sukses Flamurtarin.

Gashi

Gjatë një prononcimi të dhënë për “Panorama Sport”, mesfushori kosovar evidenton se skuadra po kalon gjendje perfekte dhe askush nuk mund t’ua ndalë hovin.

“Jemi në gjendje shumë të mirë para kësaj ndeshjeje. E kemi nisur kampionatin mirë, por me rëndësi është që po kalojmë një periudhë shumë pozitive. Besoj se do vazhdojmë kështu”, kështu e nisi fjalën e tij kosovari. Ndryshe nga trajneri, mesfushori mendon se nuk do të ketë kurrfarë vështirësie ndaj ekipeve më të dobëta në letër. “Nuk i trembemi kësaj gjeje. Kemi mësuar nga gabimet e vitit të kaluar, ndaj nuk do t’i përsërisim. Trajneri na ka thënë se kampionati fitohet me ekipet e mëdha, por as të voglat nuk duhen nënvlerësuar”, theksoi ai.

Në fund, zbuloi edhe sekretin e durrsakëve dhe frymën pozitive që ekziston: “Është viti i tretë që punoj me profesorin dhe marrëdhënia është e mirë, mos të them si shok. Profesori edhe pse e ka lënë futbollin para katër vitesh, është shumë i aftë me lojtarët dhe i kupton shumë mirë”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"