“Nuk kemi ende maturi”, Kolela flet pas fitores me Vllazninë: Pyeta për Tiranën vetëm në shtesa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2023 | 18:22

“Nuk kemi ende maturi”, Kolela flet pas fitores me Vllazninë: Pyeta për Tiranën vetëm në shtesa

Trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, ka deklaruar se fitorja e skuadrës së tij ndaj Vllaznisë, tregoi edhe një herë se ekipi vazhdonte të vuante nga të njëjtat probleme në këtë kampionat ku nuk ka bërë sfida të qëndrueshme nga fillimi në fund.

bandicam 2023-05-21 18-13-45-599

“Ishte një pjesë e parë mjaft e mirë, sidomos në 25 minutat e dytë të kësaj pjese. Pastaj në pjesën e dytë, si zakonisht kur jemi në avantazh, nuk kemi ende maturinë e vazhdimësisë për të bërë atë që kemi bërë më përpara. Por ia dolëm të merrnim tre pikët.

E kam thënë që në pjesën e dytë, zakonisht kur jemi në avantazh, nuk ia dalim të bëjmë të njëjtat gjëra si në pjesën e parë. Nuk më kujtohet kur u bë zëvendësimi, por Bilalin e ndërrova sepse kishte ngërç meqë ka kohë që nuk luan. Nëse nuk do të kishte këto probleme nuk do ta zëvendësoja.

A pyeta për rezultatin e Tiranës? E pyeta, në kohën shtesë. Kur ne ishim gjithashtu në kohën shtesë”, tha Kolela për “Oversport” pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"