“Nuk kanë të sosur skandalet kundër nesh”, klubi shqiptar kërkon zgjidhje nga FSHF-ja (DEKLARATA ZYRTARE)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 20:12

“Nuk kanë të sosur skandalet kundër nesh”, klubi shqiptar kërkon zgjidhje nga FSHF-ja (DEKLARATA ZYRTARE)

Klubi i Egnatias akuzon gjyqtarin e takimit të djeshëm me Burrelin 1-1 se u ka mohuar padrejtësisht fitoren.

EGNATIA
Në një komunikatë zyrtare, klubi rrogozhinas sjell pamjet e golit të anulluar të tyre me pretendimin se aksioni ka qenë totalisht i rregullt dhe nuk ka patur arsye për anulim të tij.

Në këtë situatëm Egnatia njofton se do t’i dërgojë një ankesë zyrtarë Federatës Shqiptare të Futbollit për çdo vendim të gabuar të dhënë nga arbitrat gjatë javëve të fundit të Kategorisë së Parë grupi A.

DEKLARATE PER SHTYP

Skandalet nuk kanë te sosur nga java në javë kundër Egnatias. Në video po ju përcjellim vetëm rastin e golit të anulluar , i cili na mohoi fitoren në Burrel. Vlerësimin bejeni vet. Në ditët në vazhdim do i drejtohemi FSHF-së me shkresë zyrtare për gjithçka që i është bërë ekipit tonë në këto javë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"