Nuk kanë shumë për t’i fshehur njëri-tjetrit/ Zbulohet axhenda e Partizanit për supersfidën ndaj Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2020 | 21:35

Nuk kanë shumë për t’i fshehur njëri-tjetrit/ Zbulohet axhenda e Partizanit për supersfidën ndaj Kukësit

Partizani dhe Kukësi nuk kanë shumë për t’i fshehur njëri-tjetrit, pasi shpesh ata përgatiten në të njëjtin vend, këtë sezon në “Football Republic”. Ndaj për të qenë sa më larg kundërshtarit, por edhe për të dhënë direktivat e fundit në fushë me bar natyral, që është një nga kërkesat kryesore të trajnerit Daja, Partizani do të zhvendoset sot në Elbasan.

Partizani stervitja Daja logo

Në kompleksin “Pepa” të kuqtë do të marrin udhëzimet e fundit nga stafi dhe do të përgatisin skemat për ndeshjen me Kukësin. Në këtë seancë do të vendoset edhe për formacionin e mundshëm, ku do të vlerësohet edhe gjendja e Bitrit.

Pas përfundimit të përgatitjeve në Elbasan të kuqtë do të marrin rrugën drejt Shkodrës, ku edhe do të akomodohen një natë para ndeshjes me Kukësin, që do të luhet të dielën, ora 13:45, në stadiumin “Loro Boriçi”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"