Nuk kanë fund telashet te Liria, Shkëmbi përjashton nga skuadra ish-futbollistin e Kamzës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2018 | 22:27

Nuk kanë fund telashet te Liria, Shkëmbi përjashton nga skuadra ish-futbollistin e Kamzës

Telashet nuk kanë fund te Liria e Bledi Shkëmbit. Pas ngërçit financiar dhe rezultateve negative, te klubi nga Prizreni kanë shpërthyer edhe problemet e tjera.

Liria-696x392

“Gazetasheshi.com” raporton se trajneri korçar ka përjashtuar nga ekipi mbrojtësin nga Elbasani, Elton Basriu. Ish-lojtari i Kamzës, iu bashkua skuadrës kosovare në fillim të sezonit. Media kosovare raporton se trajneri Shkëmbi e përjashtoi mbrojtësin nga seanca stërvitore e ditës së martë, ndërsa sot nuk e pranoi më.

Basriu

30-vjeçari ishte titullar i padiskutuar i skuadrës bardhezi, ku realizoi edhe 1 gol në 30 ndeshje. Nuk duhen arsyet e përjashtimit të mbrojtësit nga Liria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"