Nuk kanë fund telashet për Strakoshën, gardiani i Kombëtares shqiptare mungon sërish në stërvitje dhe humbet sfidën ndaj Juves

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2021 | 20:59


Nuk kanë fund telashet për Strakoshën, gardiani i Kombëtares shqiptare mungon sërish në stërvitje dhe humbet sfidën ndaj Juves

Nuk kanë fund telashet për Thomas Strakoshën. Gardiani shqiptar ka humbur sfidën ndaj Juventusit. Ai u kthyer në fundjavë në stol, pas një dëmtimi të gjatë që e kishte lënë për dy muaj jashtë fushave të lojës. Por me sa duket ai ka ndjerë përsëri shqetësime për shkak të ngarkesës fizike e kësisoj, në seancën e sotme stërvitore ka munguar.

auto_thomas-strakosha-salzburg-lazio-europa-league_5hxq3xmex3hezzbi0v2146q51590526480

Lajmi bëhet i ditur nga “Sportmediaset”, teksa mungesa e tij në stërvitje bën të sigurt mospraninë e tij në duelin ndaj Juves që praktikisht do të ndajë fatin e Lacios dhe objektivin për të cilën mund të luajë skuadra bardhekaltër.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/