Nuk kanë fund telashet për Mesin, zbulohet vendimi i fundit për argjentinasin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2021 | 23:46

Nuk kanë fund telashet për Mesin, zbulohet vendimi i fundit për argjentinasin

Komisioni i Apelit në Federatën Spanjolle të Futbollit ka konfirmuar dënimin për Lionel Mesin. Argjentinasi do të humbasë duelin e ditës së sotme ndaj Elçes.

rk_lionelmessi_180121

Kapiteni i katalanasve humbi toruan duke goditur kundërshtarin Asier Vijalibre në finalen e Superkupës së Spanjës dhe u largua me karton të kuq nga arbitri Gil Manzano. Një ndeshje e shleu në Kupën e Mbretit kundër Kornejas, ndërsa tjetrën do ta shlyejë në kampionat. Ai mund të rikthehet për duelin e Kupës në fazën e 1/8-ave ndaj Rajo Vajekanos.

Barcelona e apeloi dënimin e vendimit për pezullimin 2 ndeshje, por nuk ia doli që ta çonte atë në një sfidë. Barcelona duhet të bëjë gjithçka për të fituar ndaj Elçes mbrëmjen e nesërme për të mbajtur gjallë shpresat për titullin kampion. Duket mision i vështirë për aq kohë sa Atletiko e Madridit po ecën me hapa të shpejtë dhe nuk po ndalet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"