Nuk kanë fund telashet për Mesin, ylli argjentinas dëmtohet në gju. PSG-ja del me deklaratë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2021 | 17:28

Nuk kanë fund telashet për Mesin, ylli argjentinas dëmtohet në gju. PSG-ja del me deklaratë

Aventura e Lionel Mesit tek PSG-ja nuk po shkon ashtu siç duhet. Pas një starti jo të mirë ku nuk ka arritur ende të shënojë golin e parë me fanellën e parisienëve, Mesi ka marrë një tjetër goditje.

messi

Ylli argjentinas ka pësuar një dëmtim në gjurin e majtë dhe pritet t’i mungojë PSG-së për sfidën e radhës.

Madje, Mesi mund të humbasë dhe sfidën me Mançester Sitin për Ligën e Kampionëve ndeshje që do të luhet javën tjetër. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i PSG-së duke njoftuar tifozët se detaje mbi dëmtimin e yllit të skuadrës do të jepen në vazhdim.

‘’ Lionel Mesi, pas goditjes në gjurin e tij të majtë, i është analizave këtë mëngjes dhe është konfirmuar një problem në kocka, ndërsa në 48 orët në vazhdim do të jepet një vlerësim më i qartë’’, shkruhej në deklaratën e klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"