Nuk kanë fund telashet për Bielsën, gazeta franceze zbulon skandalin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2017 | 17:57

Nuk kanë fund telashet për Bielsën, gazeta franceze zbulon skandalin

Pa kaluar as 24 orë nga shkarkimi i Marcelo Bielsës nga ekipi i Lilës, argjentinasit i ka dalë në skenë një skandal i ri. Skandali është zbuluar nga gazeta franceze “L’Eqipue” dhe ka të bëjë më kontratën që kishte nënshkruar te Lila.

bielsaa

Dyshohet se trajneri kishte nënshkruar dy kontrata me klubin. Njëra prej tyre nuk parashikonte kompensim të trajnerit në rast shkarkimi, ndërsa tjetra parashikonte një shumë prej 16 milionësh dëmshpërblim.

Bielsa

Federata Franceze e Futbollit ka hapur tashmë procedurat për studimin e këtij rasti pasi posedimi i dy kontratave nuk lejohet nga FIFA.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"