Nuk kanë fund telashet për Barcelonën, katalanasit duhet t’i paguajnë miliona euro Liverpulit nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2020 | 18:33

Nuk kanë fund telashet për Barcelonën, katalanasit duhet t’i paguajnë miliona euro Liverpulit nëse…

Momenti i zymtë që po kalon Barcelona pas humbjes turpëruese 8-2 nga Bajern Mynihu në Champions, mund të bëhet edhe më keq nëse Filip Kutinjo fiton Ligën e Kampioneve me ekipin gjerman. Nëse braziliani ngre lart trofeun e Championsit, atëherë Barcelona do duhet ti paguajë Liverpulit edhe 5 milionë euro të tjera, pas transferimit që i kushtoi katalanasve 140 milionë euro.

kutinjo bajern

Në marrëveshjen mes dy klubeve ekziston një opsion që nëse Kutinjo fiton Championsin me cilëndo skuadër atëherë Barcelona do paguajë 5 milionë euro të tjera në arkat e klubit anglez. Kutinjo është në huazim tek Bajern Mynih nga Barcelona, dhe duke parë formën e ekipit gjerman gjasat janë të mëdha që braziliani të fitojë Championsin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"