Nuk kanë fund telashet, ish-futbollisti i famshëm anglez arrestohet për ngacmim seksual

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2018 | 22:13

Nuk kanë fund telashet, ish-futbollisti i famshëm anglez arrestohet për ngacmim seksual

Vijojnë telashet për ish-futbollistin anglez Pol Gaskojn. 51-vjeçari është arrestuar sërish teksa ishte duke udhëtuar me tren ditën e sotme. “The Sun” raporton se Gaskojn është liruar disa orë pas arrestimit, teksa një grua që po udhëtonte me të në tren, e ka denoncuar për ngacmim seksual.

Pol-Gaskojn (1)

Ish-futbollisti i kombëtares angleze, është liruar me kusht, ndërkohë që policia po vazhdon hetimet në lidhje me ngjarjen. Kujtojmë që ky ishte një ndër problemet e panumërta të 51-vjeçarit, i cili po lufton kundër varësisë nga kokaina dhe alkoolit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"