Nuk kanë fund problemet te Milani, kundër Napolit kuqezinjtë do të luajnë pa dy nga lojtarët më të mirë të ekipit

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 12, 2019 | 19:33

Bota Seria A Të fundit

Nuk kanë fund problemet te Milani, kundër Napolit kuqezinjtë do të luajnë pa dy nga lojtarët më të mirë të ekipit

Milani po kalon një periudhë shumë të vështirë në këtë sezon, teksa rezultatet që kanë arritur deri tani janë larg pritshmërive.milan

Pavarësisht rezultateve negative të arritura, në kampin kuqezi ka doza optimizmi për shkak të lojës së mirë që ekipi ka treguar në ndeshjet e fundit.

Pas pushimit të kombëtareve, Milani ka një ndeshje shumë të vështirë siç është ajo kundër Napolit. Akoma më të vështirë këtë ndeshje e bëjnë edhe mungesat te “Djalli”.

Ismael Benaser dhe Hakan Çalhanoglu kanë plotësuar numrin e kartonëve, dhe për këtë arsye nuk mund të luajnë ndaj Napolit.4b4d8c98318a4f84995143f532fc7b23500x500@2x

Dy mungesa shumë të rëndësishme këto, pasi të dy lojtarët kanë treguar performanca shumë të mira në ndeshjet e fundit.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com