Nuk kanë fund problemet për Xhokoviç, rrezikon dënimin ekstrem në Australi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2022 | 14:10

Nuk kanë fund problemet për Xhokoviç, rrezikon dënimin ekstrem në Australi

Tenisti serb, Novak Xhokoviç, nuk po gjen “paqe” në Australi. Pas refuzimit të vizës, tenisti tani rrezikon 3 vite për të mos shkelur më në atë shtet.

XHOKOVIC 1

Ky është ligji që Ministri australian i Emigracionit motivoi duke thënë të veprohet në interesin publik për arsye shëndetësore. “Qeveria Morrison është e vendosur për të mbrojtur kufijtë e Australisë, veçanërisht në lidhje me pandeminë COVID-19” u shpreh ai.

Avokatët e Xhokoviç tani do të bëjnë një apel për sa i përket çështjes së vizës në Gjykatën Federale të Qarkut. Qëllimi është të merren dy urdhra. I pari është të shmang riatdhesimin. I dyti, më i ndërlikuar se i pari, është të urdhërojnë Ministrin e Emigracionit, t’i japë tenistit një vizë për të luajtur.

LEXO EDHE:  Nuk kanë fund vuajtjet për Xhokoviç, Australia i anulon sërish vizën tenistit

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"