Nuk kanë fund problemet për Marselon, braziliani tani përfundon në gjykatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2020 | 17:27

Nuk kanë fund problemet për Marselon, braziliani tani përfundon në gjykatë

Sikur të mos mjaftonte fakti se ka humbur vendin e titullarit me madrilenët, mbrojtësi Marselo tashmë është në probleme dhe me ligjin në Spanjë.marcelo

Duke iu referuar gazetës spanjolle “El Mundo”, 31-vjeçari brazilian ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke ecur me një patentë pa pikë në të dhe me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Ai u kap me një shpejtësi prej 134 km/h në një rrugë ku lejohet maksimumi 120 km/h, ndërkohë braziliani nuk e dinte që nuk kishte më pikë në patentë, sipas të njëjtit burim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"