Nuk kanë fund problemet për Konten, i dëmtohet një tjetër futbollist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2019 | 19:35

Nuk kanë fund problemet për Konten, i dëmtohet një tjetër futbollist

Antonio Konte bëhet me dhimbje koke, teksa një tjetër futbollist ka shfaqur probleme me dëmtimin.sensi

Stefano Sensi ka pësuar një dëmtim dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme në kampionat, atë kundër Sasuolos të dielën. Mesfushori italian ka pësuar një tërheqje muskulore, dhe është detyruar të largohet nga stërvitja me zikaltërit.

Nuk dihet sa kohë do të qëndrojë larg fushave, por e sigurt është që ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Sasuolon, me shumë mundësi do të mungojë edhe në ndeshjen kundër Dortmundit në mes javë, në Ligën e Kampionëve.stefano sensi

Dëmtimet janë kthyer në një problem serioz te Interi, teksa vetëm pak ditë më parë, Sançez dhe D’Ambrosio u dëmtuan me ekipet e tyre kombëtare, me sulmuesin kilian që pritet të mungojë rreth 4-5 muaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"