Nuk kanë fund problemet për futbollistin e PSG-së, ndahet nga e dashura shtatzënë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2020 | 18:35

Nuk kanë fund problemet për futbollistin e PSG-së, ndahet nga e dashura shtatzënë

Jese Rodriges, sulmuesi i PSG-së, po kalon një periudhë izolimi plot me probleme, qoftë nga ana personale por dhe nga ajo profesionale.

jese

Për sa i përket anës profesionale, Sporting Lisbonës, skuadra që e ka marrë në huazim deri në fund të qershorit nga PSG-ja, vendosi të prishë kontratën në mars pa ditur se çfarë do të ndodhë me sezonin aktual, raporton “Deportes Cuatro”.

Ndërsa, për sa i përket anës personale, sulmuesi 27 vjeçar është ndarë nga e dashura, Janira Barm me të cilën ka një fëmijë, mirëpo ajo së shpejti do t’i sjellë në jetë dhe një fëmijë tjetër.

Lidhja u zyrtarizua verën e kaluar. Ndarja konfirmohet edhe në rrjetet sociale, sepse Jese ka fshirë të gjitha fotot me Janirën, gjë të cilën ka bërë dhe ajo.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"